Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës kryeministri irakian, Tariq Aziz ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e përgatitjeve për luftë kundër Irakut derisa qeveria po bashkëpunonë me inspektorët e armatimit të Kombeve të Bashkuara.
“Këto qëllime imperialiste Amerikane janë kërcënim global jo vetëm ndaj Irakut, jo vetëm ndaj vendeve arabe, por për gjithë botën”, ka thënë zyrtari irakian.
Shtetet e Bashkuara dje njoftuan se 15 mijë trupa nga një divizion këmbësorie të specializuar për luftë në shkretëtirë janë urdhëruar të jenë në gjendje gatishmërie. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë rreth 65 mijë trupa në ate rajon.
XS
SM
MD
LG