Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se beson se tensionimet bërthamore me Korenë Veriore janë probleme diplomatike e jo ushtarake, të cilat mundë të zgjidhen paqësisht.
“Ne po punojmë me miqë dhe aleatë në rajon për të sqaruar qartas Koresë Veriore se nuk është në interesin e tyre kombëtarë që të zhvillojnë dhe proliferojnë armë për zhdukje në masë”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Lidhur me krizën irakiane presidenti George Bush ka thënë se ai shpreson se Saddam Hussein do të çarmatoset vullnetarisht.
“Për 11 vite të gjata bota është marrë me te dhe tani ai duhet ta kuptojë se i janë afruar ditët që të japë llogari, prandajë ai duhet të çarmatoset vullnetarisht. Dhe shpresoj se ai do të çarmatoset”, tha George Bush.
XS
SM
MD
LG