Ndërlidhjet

BEOGRAD


Procedura për dorëzimin e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës për krime lufte, Millan Millutinoviq nuk do të përfundohet para 7 janarit, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm jugosllav, Goran Svilanoviq.
Svilanoviq, i cili drejton edhe Këshillin jugosllav për bashkëpunim me Tribunalin, ka thënë se procedurat do të kompletohen pas festave të Kërshëndellave orthodokse.
Tribunali i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar ish presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviq për krime lufte të bëra në Kosovë.
XS
SM
MD
LG