Ndërlidhjet

FORT HUD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sërish ka tërhequr vërejtjen se Amerika do të veprojë dhe do të ngadhnjejë nëse përdorimi i forcës bëhet i domosdoshëm për çarmatosjen e Irakut nga armët për zhdukje në masë.
“Nëse forca bëhet e domosdoshme për çarmatosjen e Irakut nga armët për zhdukje në masë dhe për mbështetjen e vullnetit të Kombeve të Bashkuara, nëse forca bëhet e domosdoshme për sigurimin e vendit tonë dhe për ruajtjen e paqës, Amerika do të veprojë vendosmërisht dhe do të ngadhnjejë sepse kemi armatën më të përsosur në Botë”, ka deklaruar George Bush gjatë rivistës që u bëri trupave në bazën më të madhe ushtarake në Teksas.
Nëse Saddam Hussein “vulos fatin e tij” duke refuzuar të çarmatoset, trupat Amerikane do të luftojnë jo për ta okupuar, por për ta çliruar popullin irakian, ka theksuar George Bush.
XS
SM
MD
LG