Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për kontrollin e armëve kanë vazhduar kërkimet e tyre në Irak për armë kimike, biologjike dhe bërthamore.
Inspektorët, sipas burimeve irakene, kanë vizituar një morri qendrash në qendër dhe jug të vendit.
Pritet që inspektorët të paraqesin raportin e tyre para Kombeve të Bashkuara më 27 janar.
Ndërkaq presidenti Bush, ka thënë se është në dorën e presidentit iraken, Sadam Hysein, të dorëzojë armët e shkatërrimit në masë ose të përballet me pasojat.
“Fati i regjimit të Irakut është i përcaktuar nga vendimet e tij. Presidenti iraken e di saktësisht se cfarë duhet të bëjë për të mënjanuar konfliktin”, tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG