Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova thotë në një komunikatë se vrasja e kolonelit Tahir Zemaj, një nga komandantët e UÇK-së së dikurëshme, bashkë me të birin, Enisin dhe kushëririn, Hasan Zemaj paraqet “akt terrorist i drejtuar kundër përparimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së fëmijëve të sajë”.
Presidenti Rugova ka kërkuar nga të gjitha organet e ndjekjes, drejtësisë dhe UNMIK-ut që dorasit të kapen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë.
“Shoqëria jonë duhet t,i izolojë këta kriminelë që punojnë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe mirëqenies së sajë”, thuhet në komunikatën e presidentit Ibrahim Rugova.
Vrasjen e kolonel Tahir Zemaj e dënuan edhe partitë politike shqiptare, kurse pas dite në Prishtinë u mbajt edhe një tubim protestues.
XS
SM
MD
LG