Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti irakian , Saddam Hussein thotë se vendi i tij është i gatshëm për luftë, se do të ngadhnjejë mbase drejtësia është në anën e tij dhe akuzoi inspektorët e Kombeve të Bashkuara të jenë të angazhuar në “punë spiunimi”.
“Në vendë se të merren me të ashtuquajturat armë për shkatërrim në masë me qëllim të nxjerrjes në shesh të gënjeshtrave që propagandohen nga ata për mashtrimin e opinionit publik, ekipi i inspektorëve po interesohet për hartimin e listave të shkencëtarëve irakianë, t,u shtrojnë punëtorëve pyetje hutuese dhe të mbledhë informata për kampet dhe prodhimet ushtarake që nuk janë të ndaluara dhe çështje tjera, që të gjitha apo shumica paraqesin punë të pastër spiunuese”, ka thënë Saddam Husein në një mesash me rastin e Ditës së armatës irakiane.
XS
SM
MD
LG