Ndërlidhjet

NJU JORK/UASHINGTON/BAGDAD


Kombet e Bashkuara hodhën poshtë akuzat e presidentit irakian, Saddam Hussein se inspektorët e tyre të armatimit janë spiunë, kurse Shtetet e Bashkuara i quajtën si “fatkeqe” këto akuza.
Saddam Hussein tha në një mesazh televiziv se inspektorët e OKB-së në Irak aktualisht janë angazhuar në “punë të pastër spiunimi”.
“Në vendë se të merren me të ashtuquajturat armë për shkatërrim në masë me qëllim të nxjerrjes në shesh të gënjeshtrave që propagandohen për mashtrimin e opinionit publik, ekipi i inspektorëve po interesohet për hartimin e listave të shkencëtarëve irakianë dhe mbledhjen e informatave për kampet dhe prodhimet ushtarake që nuk janë të ndaluara dhe çështje tjera, dhe të gjitha këto apo shumica paraqesin punë të pastër spiunimi”, ka thënë Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG