Ndërlidhjet

VIENË


Drejtuesi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrje bërthamore, Mohamed ElBaradei ka deklaruar se inspektorët e tij, të cilët gjurmojnë për programe sekrete bërthamore në Irak, deri tash nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
“Akoma nuk kemi parë ndonjë shenjë që Iraku të ketë gënjyer në deklaratën e tij për çështje nukleare, por ndodhemi në procesin e inspektimit dhe është shumë heret për ne që të arrijmë ndonjë konkludim”, ka thënë El Baradei.
Ekspertë të tjerë të Kombeve të Bashkuara kërkojnë prova për zhvillime të armëve kimike dhe biologjike në Irak.
XS
SM
MD
LG