Ndërlidhjet

UASHINGTON/LONDËR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfel ka deklaruar se Iraku nuk u përmbahet kërkesave të Kombeve të Bashkuara që të spastrohet nga programet e supouara të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.
Rumsfeld ka theksuar se lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut “qartas nuk është e pashmangëshme”, por tha se përqëndrimi i trupave amerikane në Gjirin Persik do të vazhdojë.
“Përdorimi i forcës është një mundësi, të jem i saktë, kështu ka thënë presidenti. Ai shperson se nuk do të jetë i detyruar. Nuk e dij se përse dikush do të përdorte fjalën e pashmangëshme, pasi qartas kjo nuk është e pashmangëshme”, ka thënë Rumsfeld.
Në Londër, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Geof Hoon deklaroi se ka kërkuar mobilizimin e nja 1.500 rezervistëve si hap të fundit në përqëndrimin ushtarak britanik për luftë të mundëshme kundër Irakut.
Por ai ka thënë se ky hap nuk do të thotë se lufta kundër Irakut është “imanente apo e pashmangëshme”.
XS
SM
MD
LG