Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Ekspertët e armëve të Kombeve të Bashkuara kanë vazhduar kontrollin dhe gjatë ditës së sotme, duke kontrolluar së paku 8 qendra, mes të cilave dhe tre fabrika cimentoje.
Ndërkaq burimet zyrtare në Bagdat kanë bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë përgatitur për sulme shkatërruese kundër Irakut.
Zëvendëskryeministri Tarek Aziz gjatë takimit me një delegacion jugafrikan ka nënvizuar se megjithë bashkëpunimin e Irakut me inspektorët e Kombeve të Bashkuara, Uashingtoni dhe Londra po vazhdojnë përgatitjet intensive për luftë, duke sjellë trupa të reja në rajon.
Aziz ka shtuar se inspektorët po zgjerojnë mandatin e tyre duke kërkuar informacione sekrete mbi aftësitë e Irakut.
“Një nga qasjet e inspektorëve është se ata nuk po këkrojnë armët e shkatërrimit në masë, por informacione të tjera, që lidhen me aftësitë ushtarake të Irakut”, tha Aziz.
Zëdhënësi i inspektorëve ka hedhur poshtë akuzat e Irakut.
XS
SM
MD
LG