Ndërlidhjet

ATHINË


Një mision diplomatik i Bashkimit Evropian, i drejtuar nga Ministri i Jashtëm grek, George Papandreu, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës të Bashkimit, do të vizitojë një numër vendesh arabe, për të mënjanuar luftën e mundshme me Irakun.
Mendohet se misioni do fillojë në muajin shkurt.
Me këtë rast Papndreu sqaroi:
“Në mesin e përparësive të Bashkimit Evropian janë dhe cështjet që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme si dhe me rajonin parë më në gjerësi. Në këtë kuadër besoj se është me rëndësi të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me shumë vende të rajonit”, tha ministri i jashtëm grek Papandreu.
XS
SM
MD
LG