Ndërlidhjet

ATHINË


Ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi ka shfaqur brengosje për pasojat ndaj vendit të tij nga një luftë e mundëshme në Irak.
“Ne jemi shumë të brengosur lidhur me një shpërthim të luftës në Irak, sepse jemi vende fqinje dhe kemi brengat tona legjitime për ardhmërinë e Irakut”, ka thënë ministri iranian gjatë vizitës në Athinë.
Shefi i diplomacisë Greke, kryesuese e radhës e Bashkimin Evropian, George Papandreu ka theksuar nga ana e tij:
“Presim që Iraku tu përmbahet plotësishtë Rezolutave të Këshillit të Sigurimit, dhe kjo natyrisht do të thoshte fitore diplomatike për bashkësinë ndërkombëltare, dhe kjo është rruga që të shmangeshin gjithashtu prospektet e luftës”, ka thënë ministri grek.
XS
SM
MD
LG