Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner ka dënuar vrasjen e kolonel Tahir Zemaj, duke thënë se aktet e këtilla janë kundër interesave të Kosovës, por ka këshilluar të mos ngutetet me konkluzione para se të kompletohen hetimet nga ana e policisë.
“Është e qartë se populli i Kosovës është i indinjuar dhe i lodhur nga kjo llojë dhune. Ata gangsterë jo vetëm që njollosin pasqyrën e Kosovës, ata punojnë kundër Kosovës”, ka thënë Michael Steiner, i cili pati një takim në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Shefi i UMIK-ut ka thënë më tej se “gjithashtu është me rëndësi kritike që njerëzit të respektojnë policinë dhe gjykatat dhe t,i lënë ata që të bëjnë punën e tyre”.
Po sot në Prishtinë, disa mijëra qytetarë u tubuan që të protestojnë këte vrasje dhe kërkuan kapjen e dorasve dhe nxjerrjen sa më parë para drejtësisë.
Njëherit tre grupet më të mëdha parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës janë dakorduar që çështja e gjendjes së sigurisë në Kosovë të jetë temë e mbledhjes së ardhëshme.
XS
SM
MD
LG