Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Hagës vazhdoi procesi gjyqësor kundër ish presidnetit jugosllav, Sllobodan Millosheviq për akuzën lidhur me krime lufte në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë, kurse faza e parë e gjykimit për krime në Kosovë përfundoi në shtator.
Tribunali dëgjoi dëshminë e dëshmitarit me identitet të mbrojtur, ish anëtar i grupit paramilitar serb, “Beretat e Kuqe”, të njohura për mizorit e tyre në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë.
Dëshmitari tha se ky grup ishte nën komandën e drejtëpërdrejtë të regjimit të Milosheviqit gjatë kohës së luftës.
Ndërkohë, zyrtarët jugosllavë thanë se po zhvillohen negociatat për dorëzimin e ish presidentit të Serbisë, Millan Millutiniviq në Tribunalin e Hagës, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
XS
SM
MD
LG