Ndërlidhjet

UASHINGTON


Udhëheqësi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armëve bërthamore, Mohamed El Bradei takon gjatë ditës në Uashington, sekretarin amrikan të shteit, Colin Powell dhe këshilltaren për sigurinë kombëtare, Condoleezza Ricce që të kërkojë informata lidhur me arsenalet e supozuara irakiane të armëve për shkatërrim në masë.
Dje, kryeinspektorët Hans Blix dhe ElBaradei thanë se nuk ka shenja për të dëshmuar se Iraku ka armë bërthamore, kimike dhe biologjike.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dijnë për faktin se atje ka armë.
“Nuk do të kishte asgjë që do ta gëzonte më shumë presidentin se sikur në Irak të mos kishte armë për zhdukje në masë, dhe rruga më e mirë për t,a bërë të sigurtë se në Irak nuk ka armë është që Saddam Hussein të çarmatosë veten nga armët që posedonë”, ka thënë zëdhënësi Ari Fleicher.
El Baradei, ndërkaq pritet t,u thotë zyrtarëve amerikanë se inspektorët duan më shumë kohë dhe më shumë informacione nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara për të vazhduar gjurmimin e tyre në Irak.
XS
SM
MD
LG