Ndërlidhjet

UASHINGTON


Udhëheqësi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armëve bërthamore, Mohamed El Bradei deklaroi se ekipit të tij do ti duhet më shumë kohë që të vlerësojë plotësishtë situatën në Irak.
El Baradei i ka bërë këto komente pas bisedimeve në Uashington me zyrtarët amerikanë lidhur me armët e dyshuara irakiane për shkatërrim në masë.
“Ne akoma kemi nevojë jo vetëm për bashkëpunim nga Iraku sa i takon procesit por edhe nga aspekti substancial. Dua të shohë më shumë bashkëpunim për intervistimin e shkencëtarëve irakianë privatisht. Dua të shohë irakianët të mosë flasin për inspektorët të jenë spiunë”, ka thënë El Baradei.
Më herët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se gjurmimi i inspektorëve në Irak duhet të vazhdojë sepse Iraku ka armë për zhdukje në masë, por El Baradei ka kërkuar më shumë informacione zbulimi se ku mundë të gjenin armët për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG