Ndërlidhjet

UASHINGTON/PEKIN/FENIAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Goerge Bush dhe presidenti i Kinës, Jiang Zemin thanë se vendimi i Koresë Veriore për tërheqie nga Marrëveshja për mosliferimin bërthamorë është “brengosje për mbarë komunitetin ndërkomëtarë”.
Bush dhe Jiang në bisedë telefonike janë dakorduar që të punojnë bashkërishtë në drejtim të një zgjidhje.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, George Bush ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qëllime armiqësore ndaj Koresë Veriore dhe kërkojnë zgjidhje paqësore multilaterale. Mirpo zëdhënësi ka thënë se Korea Veriore duhet t,u përmbahet obligimeve të saja ndërkombëtare, kurse hapat e Fenianit mundë të dëmtojnë vetëm popullin e tij.
“Korea Veriore vazhdonë të marrë hapa në drejtim të gabuar, hapa që vetëm munden ta dëmtojnë kauzën e tyre dhe kauzën e popullit verikorean”, ka thënë zëdhënëi Ari Fleicher.
Nënpresidenti amerikan, Dick Cheney ka thënë se tërheqia nga Marrëveshja për mosliferim është hap jo kundër Shteteve të Bashkuara, por “kundër Botës e cila mbetet unike, kurse Korea Veriore- e izoluar”.
XS
SM
MD
LG