Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara tha se vendi i tij qe i detyruar të tërhiqet nga Marrëveshja për mosliferimin bërthamorë për shkak të armiqësisë së Shtetevetë Bashkuara, që si,ç u shpreh “e shpiejnë situatën në Gadishullin korean në një fazë tepër të rrezikëshme”.
“Pas paraqitjes së administratës Bush, Shtetet e Bashkuara e radhitën Korenë Veriore si pjesë e boshtit të së keqes, dhe këte e adoptuan si politikë nacionale për t,iu kundërvënë sistemit të saj dhe e përmendën si cak sulmi paragoditës bërthmorë, duke deklaruar hapatas luftë bërthamore”, ka thënë ambasadori Pak Gil Yon.
Ai përsëriti qëndrimin e Fenianit se çfarëdo sanksionesh kundër vendit të tij nga Këshilli i Sigurimit do trajtoheshin si “shpallje lufte”.
Në Uashinton, Stejdepartmenti amerikan i hodhi poshtë këto akuza të ambasadorit verikorean ndaj Shtetevetë Bashkara dhe kërkoi nga Feniani të ndryshojë kursin.
XS
SM
MD
LG