Ndërlidhjet

LONDËR


Javën e ardhëshme në Londër do të mbahet konferenca për reformat palestineze, megjithë refuzimin e Izraelit që të lejojë përfaqësuesit palestinezë që të udhëtojnë të marrin pjesë në mbledhje.
Siç u tha në Londër, kryeministri Tony Blair dhe sekretari i Jashtëm, Jack Straw do të takohen të martën me përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kombet e Bashkuara.
Anëtarë të lartë të Autoriteteit palestinez do të marrin pjesë në Konferencë nëpëmjet linjës telefonike, ka sqaruar sekretari i Jashtëm britanik.
XS
SM
MD
LG