Ndërlidhjet

VJENË


Koreja e Veriut ka bërë të ditur se reaktori bërthamor i Jongbijonit do të jetë në gjendje funksionale brenda pak javësh.
Burimet diplomatike koreanoveriore kanë nënvizuar se vendi i tyre mund të lejojë Shtetet e Bashkuara të verifikojnë se reaktori në fjalë po përdoret për qëllime civile dhe nuk ka asnjë lidhje me armët e shkatërrimit në masë.
Ndërkaq ambasadori i Penjanit në Kinë, Co hin Su, lidhur me zhvillimet në marrdhëniet amerikano –koreanoveriore ka thënë:
“Se si do sillemi në të ardhmen varet nga Shtetet e Bashkuara, nëse do ndërpresë politikën e ndjekur deri tani
Një marrëveshje lidhur me verifikimin mund të arrihet me Uashingtonin, nëse ky i fundit nuk e cilëson më Penjanin si kërcënim bërthamo”, thotë diplomati koreanoverior.
XS
SM
MD
LG