Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me tërheqjen e saj nga marrveshja për mos zgjerimin e armëve bërthamore. Kjo është bërë e ditur pak më parë nga ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Bill Ricardson.
Koreja e Veriut ka bërë të ditur se reaktori bërthamor i Jongbijonit do të jetë në gjendje funksionale brenda pak javësh.
Ambasadori i Penjanit në Kinë, Co hin Su, lidhur me zhvillimet në marrdhëniet amerikano – koreanoveriore ka thënë: “Se si do sillemi në të ardhmen varet nga Shtetet e Bashkuara, nëse do ndërpresë politikën e ndjekur deri tani.
Një marrëveshje lidhur me verifikimin mund të arrihet me Uashingtonin, nëse ky i fundit nuk e cilëson më Penjanin si kërcënim bërthamor”, përfundon diplomati koreanoverior.
XS
SM
MD
LG