Ndërlidhjet

PRISHTINË


Moti i ligë që ka përfshirë Kosovën ditëve të fundit, së pari me shi të dendur pastaj edhe me borë, ka shkaktuar vërshime në viset më të ulëta dhe blokimin e rrugëve.
Janë vërshuar disa vendbanime në Pejë, Gjilan, Prishtinë e Miradi, kurse niveli i ujit është rritur edhe në Klinë me rrethinë dhe në vise të Drenicës dhe Skënderajt.
Ekipet e emergjencës përpiqen t,u dalin në ndihmë banorëve të rrezikuar nga vërshimet, mirëpo sasia e madhe e borës që po bie pas shirave, po pengon në masë të madhe qarkullimin deri te disa zona të rrezikuara.
XS
SM
MD
LG