Ndërlidhjet

ÇIKAGO


Guverantori i shtetit federal amerikan Ilinois, George Ryan ka ndryshuar në burgim të përjetëshëm dënimin me vdekje të 157 të burgosurve, të cilët pritnin ekzekutimin për delikte vrasjesh, duke thënë se dënimi me vdekje është “imoral”.
“Kishte shumë gjëra që mua dhe stafin tim
na lanë pa gjumë netë të tëra me qëllim të rishikimit të hollësishëm të këtij sistemi. Por mund t,ju themë se sonte do të flejë qetë, duke e ditur se bëra vendimin e duhur”, ka thënë guverantori i Ilinoisit para se të hënën të ndahet nga posti.
Guverantori Rayan ndali të gjitha ekzekutimet në Ilinois para tre vitesh, pasi gjykatat gjetën se 13 të burgosur të dënuar me vdekje aktualisht ishin të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG