Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se vendi i tij do të presë që inspektorët e Kombeve të Bashkuara të kryejnë punën e tyre në Irak, por shtoi se Sadam Hyseini është i detyruar të carmatoset.
“Ne duhet të respektojmë autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Ne duhet t’i tregojmë shteteve të papërgjegjshme dhe organizatave terroriste se kur themi që do të zgjidhim cështjen e armëve të shkatërrimit në masë ne e bëjmë atë.
OKB-ja i ka dhënë Sadamit një mundësi që të carmatoset në mënyrë paqësore, nëse jo atëherë do të realizohet me forcë”, ka nënvizuar kryeministri britanik, Blair.
Ky i fundit tha se është e gabuar të vendoset ndonjë afat kohor arbitrar lidhur me punën e inspektorëve.
Kjo erdhi pas deklaratave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore se inspektorëve u duhet 1 vit për të përmbushuar detyrat në Irak.
XS
SM
MD
LG