Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia dhe Maqedoni kanë ndërmendë të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në sektorin energjetik, ka thënë ministri Jashtëm rus, Igor Ivanov pas bisedimeve në Moskë me ministren e Jashtëme të Maqedonisë, Ilinka Mitreva.
“Tash kur situata politike në Maqedoni është stabilizuar, janë hapur mundësi të mëdha” për zgjerimin e lidhjeve bilaterale, ka thënë Ivanov.
Ilinka Mitreva ka falënderuar Rusinë për mbështetjen gjatë krizës së vitit 2001 në vendin e saj dhe ka ftuar kompanitë ruse të marrin pjesë në privatizimin e ardhëshëm në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG