Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së, Kofi Annan ka deklaruar se duhet të mbahet presioni ndaj Irakut por beson se është e mundur që Iraku të çarmatoset pa shkuar gjer në luftë.
“Nuk mendojë se kemi arritur deri në ate shkallë. Inspektorët kanë përgjegjësi në Irak, kurse Këshilli i Sigurimit ka kërkuar nga ata të ndjekin programin e çarmatimit dhe të raportojnë prap dhe atëherë Këshilli do të marrë vendim. Mendojë se inspektimet posa kanë filluar me kapacitete të plota”, ka thënë Annan në konferencë për shtypin, duke theksuar se është i brengosur nga pasojat humanitare në rast aksioni ushtarak.
Kofi Annan ka thënë se ai nuk është përzier në kurrfarë bisedimesh lidhur me bindjen e presidentit irakian, Saddam Hussein të lëshojë postin dhe të largohet nga vendi.
XS
SM
MD
LG