Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sërish ka akuzuar liderin irakian Saddam Hussein për mashtrimin e Kombeve të Bashkuara lidhur me ate nëse ka armë për zhdukje në masë.
“Koha për Saddam Husseinin po kalon. Ai doemsos duhet të çarmatoset. Jam i pezmatuar dhe i lodhur nga lojërat dhe mashtrimet dhe kjo është pikëpamja ime për itinererë”, ka deklaruar George Bush.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se George Bush nuk ka caktuar datë specifike për vendiminin nëse do të shkohet në luftë me Irakun, kurse inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë akoma kohë të gjurmojnë atje për armë të dyshuara për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG