Ndërlidhjet

LONDËR


Ka filluar konferenca ndërkombëtare për reformimin e Autoriteteit palestinez dhe përfundimin e krizës izraelito-palestineze, ku marrin pjesë përfaqësuesit e “Katërshit” ndërmjetësues për Lindjen e Afërt, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
“Ne kemi theksuar, kurse palestinezët kanë pranuar, se një shtet paqësorë Izraelit ku të gjithë qytetarët do të jetonin e punonin të qetë është apsolutisht esencial për një proces të vlefshëm paqe që do të shpiente në shtetin e veçantë të Palestinës”, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw.
Përfaqësuesit palestinezë marrin pjesë në Konferencë nëpërmjet video lidhjeve sepse Izraeli u ndaloi udhëtimin në Londër, në kuadër të masave të fundit ndaj palestinezëve.
XS
SM
MD
LG