Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Paqëruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë me këcime parashutiste nga avionë, filluan stërvitjet e quajtura “Rojari i shpejtë 2003” me qëllim të trajnimit të forcave rezervë për ndërmarrjen e operacioneve paqëruajtëse në Ballkan.
Zëdhënësi i KFOR-it, Tony Adams tha se këto stërvitje vjetore “demostrojnë zotimet vijuese të NATO-s për paqë dhe siguri në Ballkan”.
Ndonëse NATO ka ngurruar të zbulojë saktësishtë se sa ushtarë marrin pjesë, zëdhënësi Adams tha se shumica e pjesëmarrësve janë trupa amerikane me bazim në Itali dhe në Gjermani.
XS
SM
MD
LG