Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sonte në Kosovë, në kuadër të turneut vendeve të Ballkanit perëndimorë, arriti Andreas Papandreu shefi i diplomacisë greke, kryesues i radhës i Bashkimit Evropian.
Papandreu pati takime të veçanta me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova kryeministrin Bajram Rexhepi, me përfaqësues të koalicionit “Kthimi” të serbëve të Kosovës, me shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner dhe me kryetarin e Partisë Demoktarike të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka përcjellë planin e Bashkimit Evropian që në rajon të ndërtojë ardhmëri të re që nuk do të bazohet në konflikte dhe është angazhuar që Ballkani të jetë pjesë e barabartë e Evropës.
Papandru tha se Greqia, në kuadër të planit të sajë për zhvillimin e Ballkanit, do ti japë Kosovës një ndihmë prej 15 milion euro që do të investoheshin me prioritet në ndërtimin e naftësjellësit prej Shkupi gjer në Ferizaj.
XS
SM
MD
LG