Ndërlidhjet

UASHINGTON/BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar sotë se lufta me Irakun nuk është e paevitueshme, duke thënë se Saddam Hussein në vendë të kësaj duhet të zgjedhë çarmatosjen e tij.
“Vazhdojmë të besojmë se ai do të ndryshojë kursin sepse askush nuk dëshironë luftë, por zgjedhja midis luftës e paqës nuk do të bëhet në Uashington dhe as në Nju Jork, por në Bagdad”, ka thënë Rumsfeld.
Në Bagdad presidenti irakian, Saddam Hussein ka thënë sot se Iraku nuk do luftë me Shtetet e Bashkuara, por nëse sulmohet vendi i tij do të përgjigjet me luftë.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njofton se kryeministri britanik, Tony Blair në 31 janar vjenë në Uashington që të diskutojnë Iarkun me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG