Ndërlidhjet

PRAGË


Parlamenti i Çekisë u mblodhë të zgjedhë presidentin e ri të Republikës, mbase Vacllav Havell largohet nga posti në 2 shkurt, pas dy mandateve maksimale pesvjeçare si president, por asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e votave në tre rundat e votimit.
“Bëra më të mirën që munda dhe mendoj se disa gjëra ishin të suksesëshme e disa jo. Nuk më takon mua të vlerësojë rolin tim, por i takon publikut, politikianëve, gazetarëve, politikologëve dhe historianëve”, tha Vacllav Havell duke hapur sesionin.
Ai dha lamtumirën si president i Republikës Çeke dhe shafqi shpresën se personi i ardhëshëm që do të zgjedhet do të jetë president i mirë.
XS
SM
MD
LG