Ndërlidhjet

GJINXHIQ:"KOSOVA PO SHËNDRROHET NË SHTET TË PAVARRUR"


Zoran Xhinxhiq, kryeministër i Serbisë prononcohet për Kosovën



Kryeministri i Serbisë Zoran Gjinxhiq në një takim me gazetarët ka thënë se tash është koha më e qëlluar për të hapur çështjen e statusit të Kosovës.
Këtë urgjencë kryeministri serb e ka shpjeguar me faktin që në hapësirëne Kosovës, siç ka thënë ai, gradualisht është duke lindur një shtet i ri dhe i pavarrur.
"Ka kaluar koha e pritjes, sepse Kosova është duke u shëndrruar në shtet", ka thënë Zoran Gjinxhiq për të shtuar se Beogradi në këtë drejtim pret ndihmën e Unionit Evropian.
I pyetur nëse Serbia disponon strategji për t'iu qasur çështjes së Kosovës Gjinxhiq ka thënë:
"Ne kemi strategjinë tonë dhe këtu nuk asnjë dilemë. Aspekti i parë i kësaj strategjie konsiston në kërkesën që serbët të njihen si element konstituiv në Kosovë me të drejtat që do të ishin kolektive", ka thënë Zoran Gjinxhiq.
Kryeministri serb ka theksuar se gjatë dy viteve të fundit në Beograd ka dominuar bindja se rreth çështjes së statusit të Kosovës duhet pritur, por ai mendon se koha e pritjes ka kaluar.
"Në Kosovë po lind një shtet i pavarrur dhe po ndodhin procese që Kosovën de fakto e shëndrrojnë në shtet që në një çast do të njihet edhe de jure", ka thënë Zoran Gjinxhiq, për të shtuar:
"Brenda dy vitesh ky proces do të jetë shumë vështirë të ndalet dhe rrjedhimisht kërkoj që menjëherë të fillohet të bisedohet për statusin final të Kosovës", ka thënë kryeministri serb Zoran Gjinxhiq.
"Instikti më thotë se koha është duke punuar kundër Serbisë", ka konkluduar Zoran Gjinxhiq.
Ndërkohë në këtë temë për radion Evropa e Lirë është prononcuar edhe analisti beogradas Dushan Janjiq i cili pos tjerash ka thënë:
"Sa u përket bisedimeve për statusin e Kosovës mendoj se Beogradi është duke u vonuar, ndonëse askush nuk mund të parashikoj kohën e miratimit të vendimit për statusin final të Kosovës", thotë Dushan Janjiq për të shtuar:
"Ekziston një rrymë në politikën ndërkombëtare, që përfaqësohet nga zoti Shtajner, një pjesë e Kongresit dhe një pjesë e politikanëve serbë, pra zoti Gjingjiq - që konsiderojnë se relativisht shpejt duhet njohur pavarrësinë e kushtëzuar të Kosovës. Këto forca mendojnë se protektorati ndërkombëtar në Kosovë duhet të zëvendësohet me protektoratin e Unionit Evropian", thotë Dushan Janjiq për të konkluduar:
"Por, ekziston edhe rryma tjetër, që është në shumicë dhe dominante dhe që thotë se për një gjë të tillë, pra për ate nëse Kosova duhet të jetë e pavarrur ose jo, duhen 10 deri 15 vjet", thotë analisti beogradas Dushan Janjiq në intervistën për radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG