Ndërlidhjet

SERBIA/MALI I ZI - SHTET ME PAK GJASA PËR TË MBIJETUAR


"STANDARD" (Vjenë)



Jugoslavia e tretë pas shkëputjes së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Maqedonisë ishte shtet i cunguar, ndërsa me shkëputjen e Malit të Zi dhe protektoratin ndërkombëtar në Kosovë, nga kjo krijesë ka mbetur vetëm një fiksion.
Mbi këto gërmadha dhe nën presionin e Perendimit, gjatë kësaj jave lind shteti i ri me emërtimin "Serbia dhe Mali i Zi", një shtet i përkohshëm për vetëm tre vjet, me qëllim të evitimit të destabilizimit të rrezikshëm të rajonit. Askush pos disa byrokratëve në Bruksel nuk beson, që pas katër luftrash, 200 mijë viktimave dhe miliona të shpërngulurve, ky shtet i imponuar mund të bëj këthesë.
Pamundësia e zgjidhjes së problemit nacional serb mbetet bombë e kurdisur. Lufta për pushtet ndërmjet presidentit të Jugosllavisë fiktive, Vojislav Koshtunicës e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiq, dhe zhgënjimi i popullatës për standardin gjinthnjë e më të ulët qojnë në apati të përgjithshme.
Skandali rreth eksportimit të armëve për Irakun dëshmon jo gatishmërinë për të vënë kontrrollin civil mbi ushtrinë, shërbimet sekrete dhe forcat speciale policore.
Fakti që në zgjedhjet e përsërituara dhe të dështuara presidenciale janë paraqitur vetëm nacionalistë të matur dhe ekstrem është shenjë shqetësuese, që dëshmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga e kaluara e saj.
Që nga themelimi i Serbisë së pavarrur në shekullin 19-të, e pranishme ishte lufta ndërmjet forcave të modernizimit dhe evropeizimit dhe forcave ekspanzioniste, çoftë përmes ish – Jugosllavisë, çoftë përmes Serbisë së Madhe.
Këto dy koncepte tashmë kanë dështuar. Millosheviqi në fakt ishte ekzekutues politik i atij nacionalizmi agresiv serb bazën ideologjike të të cilit e krijoi elita intelektuale serbe e viteve të 80-ta.
Kuptohet që edhe serbët ishin viktima, sepse vetëm nga Kosova si refugjatë në Serbi dhe Malin e Zi kanë shkuar rreth 200 mijë veta.
Sidoçoftë, miti serb i viktimizimit ende kultivohet. Akademia Serbe e Shkencave vazhdon të protestoi kundër demonizimit të popullit serb që sipas tyre është bërë nga ana e Perendimit.
Në vitin 1970 ish – Jugosllavia kishte nivelin e zhvillimit të Portugalisë, ndërsa tash për të arritur këtë nivel Beogradit i duhen 100 vjet.
Këtu konsiston tragjedia e Serbisë.
XS
SM
MD
LG