Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënkryetari i qevrisë serbe, Nebojsha Çoviq e ka vlerësuar si “pozitive” deklaratën e kryeministrit Zoran Xhinxhiq se tash është “koha e duhur” për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës sepse në ate rajon “po lindë një shtet i pavarur”.
Çoviq ka theksuar më tej se kryeministri Xhinxhiq dhe ai ndajnë të njejtin mendim për ate se “duhet të ndalet procesi për tentimin e krijimit të Kosovës së pavarur”, duke shtuar se e gëzon fakti që Serbia ka strategjinë e sajë për këte çështje.
XS
SM
MD
LG