Ndërlidhjet

STRASBUR


Këshilli i Evropës publikoi sot dy raporte që thonë se policia e Maqedonisë ka rrahur, torturuar dhe vrarë të dyshuar që mbaheshin të arrestuar.
Rapotet e publikuara nga komiteti anti-torturë i këtij Këshilli bazohen në informata të tubuara pas vizitës në Maqedoni, në nëntor të vitit 2001.
Raportet përshkruajnë prova të torturës, përfshirë edhe abuzime të dhunëshme nga ana e policisë me shfrytëzimin e shufrave metalike, shkopijve të bejzbolit, imitimin e tredhjes dhe ekzekutime.
Këshilli i Evropës i pat bërë thirrje zyrtarëve të Maqedonisë që me një deklaratë t,u tërhiqnin vërejtjen të gjithë policëve se tortura nuk do të tolerohet.
Qeveria e Mqedonisë është përgjigjur duke thënë se ata kanë organizuar trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut për oficerët e policisë.
XS
SM
MD
LG