Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq thotë se po të vazhdojnë shqiptarët të flasin për pavarësinë e Kosovës, Beogradi do të insistojë të flasë për ndarjen e Kosovës.
“Do të jemi për ndarjen e Kosovës për aqë sa ata do të insistojnë për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Çoviq pas bisedimeve në Beograd me kryeministrin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Xhinxhiq, po gjatë kësajë vizite u ka lënë ekspertëve të flasin për çështjet kufitare duke thënë se “ekspertët dhe politikanët duhet të thonë se çfarë është ardhmëria për Ballkanin: ruajtja e shteteve egzistuese, apo (të krijohen) disa të rinjë, shtete etnike”.
XS
SM
MD
LG