Ndërlidhjet

USHINGTON


Tom Ridge, i zgjedhuri i presidentit George Bush që të udhëheqë Departamentin e sigurisë vendore të Shteteve të Bashkuara ka deklaruar para Kongresit se Amerika ndodhet vetëm në fillim të një lufte të gjatë kundër terrorizmit ndërkombëtarë.
Ridge tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara tash janë më të sigurta se atëherë kur u sulmuan në 11 shtator të 2001-shit, por duhet bërë më shumë.
Gjatë seancës së dëgjimit, senatori Joseph Lieberman nga radhët e Demokratëve kritikoi mënyrën se si Bush merret me sigurinë e vendit.
“Më duhet të themë se përpjekjet e deritashme të administratës për sigurinë e vendit lënë më shumë për tu dëshiruar, dhe sipas opinionit tim shumë sende duhet bërë shpejtë. Kjo nuk është vetëm pikëpamja ime personale. Gati çdo vlerësim i pa-anëshëm që kamë parë thotë se Amerika pothuaj në çdo mënyrë është sot po aqë e lëndueshme ndaj sulmeve terroriste sa ishim edhe në 11 shtator”, ka thënë senatori Lieberman, i cili kishte propozuar formimin e këtij departamenti.
XS
SM
MD
LG