Ndërlidhjet

LONDËR


Akhmed Zakayev, bashkëpunëtor i lartë i liderit separatist çeçen, Asllan Maskadov thotë se “krimet e tmerrëshme” që janë bërë në Çeçeni nuk mundë të kompenzohen me para, por me gjykimin e “atyre që kanë bërë krime lufte” para një Tribunali ndërkombëtarë.
“Gjykata në Strasbur nuk ka autoritetin që ti sjellë në sallën e gjykimit ata që kanë bërë këto krime të tmerrëshme. Ajo që po ndodhë në Çeçeni nuk është për kompenzime finansiare, sepse kryesishtë janë vrasje, dhunë dhe poshtërim, që është e pamundur të kompenzohet me para”, ka thënë Zakayev.
Ai i ka bërë këto komente nga Londra me rastin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut që të pranojë gjashtë fletëpadi nga çeçenë që akuzojnë armatën ruse për vrasje dhe abuzime me të drejatat e njeriut.
XS
SM
MD
LG