Ndërlidhjet

MUNIH


“Iraku po dështon në bashkëpunimin me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkon çarmatim” – tha sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell në një intervistë që e boton sot gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung. Në këtë intervistë, Colin Powell poashtu tha se “Iraku po i mashtron inspektorët ndërkombëtarë të armatimit”. Sekretari amerikan i shtetit theksoi rëndësinë e raportit të shefit të inspektorëve Hans Blix më 27 Janar në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se nëse Kombet e Bashkuaa nuk bëjnë atë që kërkohet për ta çarmatosur Irakun, pas asaj date, Shtetet e Bashkuarta e rezervojnë të drejtën për ta bërë këtë.
XS
SM
MD
LG