Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Autoritetet e Spanjës mbrëmë vonë kumtuan se kanë ndërprerë njërën nga unazat më të mëdha të pastrimit të parave në Evropë. Ministri i punëve të brendshme Angel Acabes mëtutje ka thënë se në aksionin e policës janë gjetur 542 kilogram kokainë, që në treg do të arrinte vlerën prej 9.5 milionë euro. Gjatë këtij operacioni të gjerë janë arrestuaar mbi 100 persona, kryesisht nga Spanja, Kolumbia dhe Republika Dominikane. Ministri spanjoll i policisë, poashtu ka thënë se, ky grup kriminal kishte pastruar afro 280 milionë euro, që ishin siguruar nga kontrabanda e narkotikëve.
XS
SM
MD
LG