Ndërlidhjet

PEKIN


Kriza aktuale lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, po godet afro 8 milionë njerëz në këtë vend, deklaroi i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Maurice Strong, pasi u kthye nga vizita në Phenian. Ai tha se “është e gabueshme qasja që populli i varfër i këtij vendi të bëhet viktimë e konfrontimeve politike lidhur me programet atomike të Koresë Veriore. Maurice Strong tha se “është e padiskutueshme se ndihmat janë çështje e jetës a vdekjes për shumë njerëz në këtë vend”.
XS
SM
MD
LG