Ndërlidhjet

ANALISTI WOLFSTAHL: MBETJA E SADDAMIT NË PUSHTET - HENDIKEP PËR BUSHIN


Andrew F. Tully, Washington Pavarësisht nga vendosja e forcave të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Gjirit, oficeri i lartë ushtarak amerikan, Richard Myers deklaroi se “forca ushtarake gjithherë mund të kthehet nga një gjendje, që vlerësohet se është shumë afër luftës…edhe pa e shkrepur asnjë të shtënë”. Por, analistët thonë se ky vlerësim, në një mënyrë, injoron realitetet politike.

Analisti Leon Fuerth ishte këshilltar për siguri kombëtare i ish nënkyetarit Al Gore. Lidhur me deklaratën e gjeneralit Myers analisti Fuerth thotë:
- Qartas, ai po përpiqet ti zbus shqetësimet se ne kemi ardhur në pikën prej nga tashmë nuk ka kthim…por, sipas këndëvështrimit të tij, si person praktik që i njeh forcat ushtarake, ai ka të drejtë”.

Analisti tjetër, John Wolfstahl nga Instituti Carnegi në Uashington, pajtohet me këtë konstatim:

- Nuk kemi të bëjmë shumë me çështjen e pikës prej nga nuk ka kthim…sepse ne mund ti vendosim të gjitha forcat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe pastaj ti tërheqim ato. Tash një vendosje e forcave të tilla mund të jetë shumë e shtrenjtë…mbase ky nuk është një përdorim efektiv i mundësive tona por kjo nuk na obligon që të futemi në luftë sepse forcat janë atje”.

Mirëpo, të dy këta analistë, mendojnë se presidenti amerikan, George Bush, këtë çështje mund ta analizoj ndryshe. Në këtë aspekt Lion Fuerth thotë:

- Nga kënvështrimi i presidentit, çështja shihet ndryshe. Ai, sulmin eventual, mund ta ndalë me të shpejtë. Por këtu ka faktyor të tjerë që ai duhet ti ketë parasysh…kemi të bëjmë me kredibilitetin e tij nëse ai vjen në këtë nivel e pastaj tërhiqet prapa. Poashtu shtrohet pyetja se a është apo jo politikisht e qëndrueshme që të mbetesh atje një periudhë të pakufizuar kohore me një forcë të gjërë”.

John Wolfstahl shkon mëtutje dhe thotë se e ardhmja politike e presidentit George Bush varet nga fakti se a do të filloj luftën me Irakun apo jo:

- Do të ishte politikisht e rrezikshme për administratën e Bushit që në zgjedhjet e vitit 2004, Saddam Husseini edhe mëtutje të jetë në pushtet në Irak. Nëse brenda një viti presidenti nuk tregon progres në përcaktimin e tij për largimin e Saddam Husseinit, mendoj se do të jetë mungesë politike për zotin Bush”.

Ai mëtutje thotë se presidenti Bush tash është në një pozitë se duhet ta bindë Saddam Husseinin që të çarmatoset…sepse në të kundërtën, thotë analisti Wolfstahl, lideri irakian duhet të bindet se ne jemi të përgatitur për luftë:

- Mendoj se, në masë të madhe, kjo është ajo për çka aktualisht janë të angazhuara Shtetet e Bashkuara. Unë nuk besoj se presidenti ka marrë vendim të sulmoj…por mendoj se ai ishte i bindur se mënyra më e mirë për ta evituar luftën është që Saddam Husseini të bindet se ne jemi të gatshëm të luftojmë”.
XS
SM
MD
LG