Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix dhe drejtuesi i agjencisë së OKB-së për çështje bërthamore, Mohammed ElBaradei arritën në Bagdad, pasi i bënë thirrje Irakut për bashkëpunim më të madh për të shmangur aksionin e mundëshëm ushtarak të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne do të donim të jemi të sigurtë se Iraku është spastruar nga armët për zhdukje në masë dhe përderisa inspektimi të jetë i bindur për këte, ne nuk mundë t,ia raportojmë Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Blix. Hans Blix dhe ElBaradei thanë se vizita e tyre dy-ditëshe në Bagdat është tepër me rëndësi për raportin që duhet t,ia paraqesin Këshillit të Sigurimit në 27 janar lidhur me inspektimet në Irak.
XS
SM
MD
LG