Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice ka thënë se 27 janari i paraparë për raportim në Këshillin e Sigurimit “është datë e rëndësishme, jo afat i fundit, por ndoshta do të shënojë fillimin e etapës së fiundit për Irakun”.
“Mendojë se jemi në prak të marrjes së një vargë vendimesh, sepse po kalon koha për këte çështje”, thotë Rice.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes , Donald Rumsfeld ka thënë se do të mbështeste që Saddam Husseinit dhe liderëve të tjerë të lartë rakianë tu jepej imunitet nga akuzat e mundëshme për krime lufte nëse ata largohen nga pushteti dhe pranojnë egzilin me qëllim të shmangies së luftës së prirë nga Shtetet e Bashkuara.
“Mendojë se kjo do të ishte shkëmbim fer për të shmangur luftën”, ka thënë Rumsfeld duke iu përgjigjur pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin iniciativat që thuhet se kanë marrë liderët arabë me qëllim të bindjes së Saddamit që të largohet vullnetarisht nga pushteti.
XS
SM
MD
LG