Ndërlidhjet

BOGOTA


Në provincën Arauca të Kolumbisë kanë arritur rreth 70 trajnues ushtarakë amerikanë për të ndihmuar Bogotanë të mbrojë naftësjellësin kyç që ka qenë sulmuar vazhdimishtë nga kryengritësit marksistë të atij vendi.
Ushtarët amerikanë pritet të qëndrojnë rreth tre muaj në ate rajon të pasur me naftë afër kufirit të Kolumbisë me Venezuelën.
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Lucia Ramirez ka thënë se ndihma ushtarake amerikane dhe forcat më të fuqishme të sigurisë janë duke i dobësuar kryengritësit, që kanë nisur luftën para afro 40 vitesh.
XS
SM
MD
LG