Ndërlidhjet

BAGDAT


Kombet e Bashkuara kanë nënshkruar me Irakun një marrëveshje prej 10 pikash, e cila do të lehtësojë bashkëpunimin me inspektorët e kontrollit të armëve. Kjo është bërë e ditur nga shefi i inspektorëve Hans Blix, i cili gjendet për vizitë në Bagdat.
Sipas marrëveshjes në fjalë inspektorët kanë qasje në të gjitha vendet e dyshuara, përfshirë dhe vendbanimet private.
“Na është lejuar qasje në të gjitha qendrat dhe kjo do të vazhdojë. Pala irakene do të nxisë njerëzit që të pranojnë kontrollin edhe në vendbanime private”, tha Blix.
Këshilltari i Sadam Hyseinit, Amer Al-Saadi, i ka cilësuar bisedimet që cuan në nënshkrimin e marrëveshjes si konstruktive dhe të dobishme.
XS
SM
MD
LG