Ndërlidhjet

logo-print

S. HAMITI:"BEOGRADI NUK DO TË JETË LOJTARË NË PËRCAKTIMIN E FATIT POLITIK TË KOSOVËS"


Intervistë me Sabri HAMITIN, shef i grupit parlamentar të LDK-së



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Hamiti, Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka inicuar thirrjen e një seance plenare ku do të shqyrtohej situata e sigurisë në Kosovë. Cilat ishin arsyet e thirrjes së kësaj seance me këtë temë debati?

SABRI HAMITI
Po, ne kemi konsideruar dhe konsiderojmë se çështja e sigurisë në Kosovë është një prej çështjeve fundamentale, që lidhet, unë do të thosha me të gjitha aspektet e jetës në Kosovë, duke u nisur nga ato politike, ekopnomike, sociale, unë do të thosha madje edhe ekzistencaiale, dhe është një çështje e cila deshëm s’deshëm ne e kushtëzon dhe e përcakton zhvillimin e Kosovës sot dhe nesër.

RADIO EVROPA E LIRË
Në ndërkohë, sa konsideroni se marrëdhëniet mes subjekteve të këtushme janë elektrizuar, pas disa vrasjeve enigmatike të cilat arritën kulminacionin e tyre me vrasjen e trefishtë në Pejë?

SABRI HAMITI
Rastete e fundit mund të jenë shkas, po jo edhe shkak për thirrjen e një mbledhje të tillë. Pse po them, shkas e jo shkak, për shkak se tipet e tilla të vrasjeve, që unë e konsideroj dhunën në ekstrem është fenomen edhe më i hershëm. Ekziston njjë varg i vrasjeve në Kosovë që kanë ndodhë në Kosvë pas luftës të njerëzve prominent politik ose përfaqësues të cilat nuk janë ndriçuar kurrë. Edhe në këtë ndriçim, unë po them, përgjegjësinë numër një e kanë organet qeverisëse ndërkombëtare në Kosovë që i kanë marrë kompetencat për këto probleme, sepse ai që i merr kompetencat i merr edhe përgjegjësitë. Po unë po them edhe një herë, po përsëris, përgjegjësitë i kemi edhe ne se jetojmë këtu dhe jemi përfaqësues të njerëzve, të qytetarëve të Kosovës. Problemi është nga këndi i shikimeve. Unë kujtoj që është bërë pak zhurmë në një tip parakualifikues, a janë vrasje politike a s’janë vrasje politike. Problemi është shumë i thjeshtë. Nëse dikujt ia merr të drejtën me ta quaj një problem ose një akt vraje politike, atëherë nuk mund t’i japësh të dretë as vetës ta quajsh jopolitike, çka dua të them me këtë, du të them që duhet të jemi të kujdeshëm nëse vet nuk duam të paragjykojmë ose domë të paragjykojmë, mos të kërkojmë edhe nga të tjerët të mos paragjykojnë. Në këtë kontekts unë mendoj se partitë politike duhet të ngriten në nivelin e përgjegjësive që i kanë dhe kurrgjë mos befshin, duhet të deklarohen haptas se janë të gjitha kundër dhunës, kundër mjetit të likuidimit të alternativës tjetër, të likuidimit të idesë dhe pres pra që përfaqësuesit e partive ta thonë haptas që janë kundër dhunës si mjet politik, kundër krimit natyrisht.

RADIO EVROPA E LIRË
Përmirësimi i situatës së sigurisë nga faktori ndërkombëtarë është konsideruar si një prej parakushteve kryesore për drejtimin e Kosovës kah zgjidhja e statusit të saj. Çka konkretisht mund të bëjnë institucionet vendore në përmirësimin e kësaj situate?

SABRI HAMITI
E konsideroj dhe ju e vëreni me të drejtë, e konsideroj sigurinë një prej elementeve përcaktues përmes ritmeve të arritjes te pavarësia e Kosovës. Edhe rreth këtyre incidenteve që kanë ndodhur ritmikisht në Kosovë, është parë reagimi i qarqeve ndërkombëtare, që thënë më së shumti, më së lehti në disa raste, mua më është dukur personalisht malicioz, sepse e kam parë mënyrën e reagimeve duke i fërkuar duart dhe duke thënë, ja po shihet nuk ka standarde në Kosovë. Do me thënë, shihet se në mënyrë implicite siguria në Kosovë duhet të krijohet dhe të insistohet në krejt fuqinë nga institucionet vendore, sepse do të jetë përcaktues, tregues, një, që institucionet janë të zonja të qeverisin në Kosovë vet, që janë të zonja të marrin përgjegjësinë vet edhe për temat më të rënda dhe e dyta që janë të zonjat që të bëhen gati që t’i marrin të gjitha kompetencat që i bjen të krijojnë pavarësimin e Kosovës substancialisht, jo vetëm deklarativisht.

RADIO EVROPA E LIRË
Në ndërkohë janë aktualizuar shumë disa ftesa jozyrtare nga Beogradi për fillimin e debatit rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës. Nga pikpamja e juaj si i shihni ju këto konstatime në Beograd dhe si e parashihni zgjidhjen e statusit të Kosovës?

SABRI HAMITI
T’ju them të drejtën unë nuk lodhem shumë çka thotë Beogradi rreth këtij problemi. Unë e di se ata kanë dëshirë të luajnë lojtarin kryesorë, ose pretendojnë të luajnë lojtarin kryesorë rreth Kosovës edhe tash. Ajo është punë e humbur. Beogradi nuk do të jetë lojtar në përcaktimin e fatit politik të Kosovës. Ky është një kapitull i mbaruar do të thoja unë dhe ky kapitull ka përfundur me realitetin e zhvillimeve politike, ushtarake, rezistenca edhe gjith çka ka ndodhur në Kosovë në dhjetëshen e fundit, sidomos katër vitet e fundit. Kosova e ka shpallur pavarësinë e vet në mënyrë institucionale dhe është në gjendje ta rikonfirmojë kurdo. Është provuakr kjo edhe me një testim ose referendum të popullit dhe mund të provohet kur të dojë. Unë mendoj që statusi përfundimtar politik i Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër pos në bazë të vulklnetit të popullit të Kosovës. I cili status, natyrisht meqë kemi hyrë në raportet ndërkombëtare, atëherë ky statsus do të arrihet në marrëveshje edhe me ndërkombëtarët.

RADIO EVROPA E LIRË
Këto ditë pritet që administrata e UNMIK-ut të kalojë një pjesë të kompetencave te institucionet vebdore. Sipas mendimit tuaj sa është e gatshme Kosova të marr mbi vete kompetenca, por edhe përgjegjësi mbi vete bazuar në gjendjen e tashme?

SABRI HAMITI
Kosova është shumë e gatshme të marrë shumë më shumë përgjegjësi mbi vete se që ka tash dhe këtu duhet të thuhet haptas nëse s’është mosmarrëveshje, atëherë është një moskuptim në mes të UNMIK-ut si pjesë e qeverisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës. Çdo kush që pretendon që të arrihet ky përparim, siq po e quajnë standarde, ska standarde pa marrëveshje me njerëzit që jetojnë dhe punojnë për t’i gëzuar ato standarde. Pra, unë pres,, edhe pres bile shpejt që lëvizja e parë e UNMIK-ut duhet të jetë bartja e më shumë kompetencave te institucionet e Kosovës, sepse edhe ata do ta shohin, unë besoj se e kanë pa edhe pse nuk e deklarojnë, që vetëm kjo është rruga që të përparohet zhvillimi.
Intervistoi: Zijadin Gashi
XS
SM
MD
LG