Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Rusia, Franca dhe Gjermania në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit kanë tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo fushate ushtarake të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut, të paktën brenda një afati të shkurtër.
“Është me rëndësi kruciale vetëpërmbajtaja nga hapa unilateralë që mundë të kërcënojnë unitetin e koalicionit anti-terror. Në këte kontekst jemi në favor të zgjidhjes politike të situatës rreth Irakut në pajtim të përpiktë me rezolutat Këshillit të Sigurimit, përfshirë rezolutën 1441”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Igor Ivanov.
Ndërkaq, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të mosë shmangë përgjegjësitë e veta për çarmatosjen e Irakut nga armët për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG